18 Mijë Shqiptarë nga Kosova Zgjedhin Shqipërinë për Festat, Fluks në Kufirin e Morinit
Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar festat kombëtare. Të udhëtuar me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar përmes Pikës Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.
Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por udhëtarët shprehen se do të vizitojnë edhe qytete të tjera bregdetare e historike.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit janë futur 64 autobusë. Në total, kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete.
Autoritetet kufitare sqarojnë se ky fluks është i pritshëm për shkak të festave dhe se menaxhimi i procesit po kryhet pa vonesa. Për të përballuar numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve, në Morinë janë vënë në funksion 10 sportele, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke bërë të zbatueshme marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve.
