Shqiptari Hero! Meloni shpërndan pamjet e shpëtimit

I Riu Shqiptar Hedhet në Ujë për të Shpëtuar Biznesmenin e Moshuar, Meloni Shpërndan Pamjet: Hero!

Një video ku shfaqet një i ri shqiptar duke ndihmuar në shpëtimin e jetës së një biznesmeni italian ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar mbi rastin duke publikuar pamjet në llogarinë e saj në Instagram.

“Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhynin. Heronj!”, ka shkruar Meloni.

Ngjarja:

32-vjeçari shqiptar Elton Zefi ndodhej në vendin e një aksidenti rrugor në Padova. Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke rrezikuar jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian. Falë ndërhyrjes së tij, i moshuari u shpëtua.

Scroll to Top