Skandal energjie: Leje 80M€ për punëtorin e “Salillari”

Skandali i radhës: Balluku dhe leja 80 milionë euro për punëtorin e Salillarit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me projektin për ndërtimin e një centrali gjenerues me energji elektrike fotovoltaike prej 82 megavatësh, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj, Edi Rama.

REAGIMI: E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas çdo projekti milionëshe fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim parash të pista.

Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Power për një leje gjigante për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt, me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, i cili nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekti të tillë.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj, Edi Rama.

I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milionë euro.

Scroll to Top