SONDAZH/ Si mendojnë qytetarët për punën e Erion Veliajt pas 10 vitesh në Tiranë
Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e një sondazhi të fundit, të realizuar nga “Notosondaggi” para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Tiranë.
Sondazhi, i drejtuar nga eksperti italian Antonio Noto, ka paraqitur perceptimet e qytetarëve lidhur me punën e Bashkisë së Tiranës gjatë dekadës së fundit, nën drejtimin e Erion Veliajt.
Në pyetjen: “Duke menduar për Bashkinë e Tiranës dhe 10 vitet e fundit, sa të kënaqur jeni me punën dhe rezultatet e arritura nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj?”, qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:
- Shumë të kënaqur: 7,0%
- Mjaft të kënaqur: 22,0%
- Totali Shumë + Mjaft: 29,0%
- Pak të kënaqur: 37,0%
- Aspak të kënaqur: 21,0%
- Nuk e di / Nuk përgjigjem: 13,0%
Të dhënat tregojnë se vetëm rreth një e treta e qytetarëve (29%) shprehen pozitivisht për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë dy mandateve të Veliajt. Ndërkohë, 58% e të anketuarve janë shprehur “pak” ose “aspak” të kënaqur.
Ky rezultat pasqyron një ndarje të dukshme të opinionit publik për performancën e administratës bashkiake, në një moment kur pritet të zhvillohet gara për drejtimin e ri të kryeqytetit.
