Vjen reagimi i SPAK: AKSHI dhe Ergys Agasi, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale të tilla si: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në formën e bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elementet e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kjo ka ndodhur konkretisht nëpërmjet përcaktimit të kritereve specifike, të paqëndrueshme në ligj, për të favorizuar disa kompani kundrejt të tjerave.
Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, të dyshuarit kanë konsumuar veprën penale “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës”. Ata kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankesat për procedura të caktuara tenderimi, duke hapur kështu rrugën për kompanitë e paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankesave mund të sillte ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.
Gjithashtu, masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive, të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi. Ata kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione me kompani që nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Në këtë kuadër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim.
Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:
- Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E. A., parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 110, 170/b, 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
- Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim E. B., parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 110, 170/b, 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
- Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim M. K., parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim H. D., parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E. I., parashikuar nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A. P., parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim G. H., parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R. Rr., parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Këto vepra janë parashikuar nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
