SPAK akuzon policin bashkiak për korrupsion ndërtimor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar përfundimin e hetimeve ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake në Bashkinë Tiranë. Ai akuzohet për tolerim ndaj një ndërtimi pa leje, në këmbim të marrjes së ryshfetit.

SPAK ka kërkuar dërgimin për gjykim të policit bashkiak, Besmir Cani, për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 2.4 milionë lekësh.

Hetimet kanë zbuluar se Cani nuk ka raportuar ndërtimin pa leje, nuk ka vendosur gjobën përkatëse dhe ka shmangur prishjen e objektit të ndërtuar pa leje nga personi tjetër i identifikuar si Ahmet Mashollari. SPAK ka siguruar prova se Mashollari i ka dhënë shumën prej 2.4 milionë lekësh punonjësit të policisë bashkiake.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Policia e Shtetit ka evidentuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës. Megjithatë, numri i zyrtarëve të proceduar për shpërdorim detyre rezulton të jetë mjaft i ulët.

Scroll to Top