SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë ndaj saj për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
Çështja ka të bëjë me dyshimet për dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve me qëllim ndikimin politik.
Dosja i ka kaluar tashmë gjykatës dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak.
