Spanja barazon pa gola ndaj Kepit të Gjelbër në Botëror

Spanja tronditet në debutim në Botëror, Kepi i Gjelbër bën historinë

Spanja ka marrë një goditje të fortë në ndeshjen e saj të parë në Botëror. Ekipi i trajnerit De La Fuente nuk arriti të shkonte përtej një barazimi pa gola kundër Kepit të Gjelbër. Për Kepin e Gjelbër, ky është një moment historik. Pavarësisht se ishte debutimi i tyre në Botëror, ata treguan një paraqitje shumë të mirë përballë një skuadre pretendente.

Statistikat tregojnë dominimin e një skuadre, por pa arritur të konkretizonin rastet. Spanja nuk meritoi më shumë se një pikë. Në pjesën e parë, një goditje në traversë e Ferran Torres ishte pak për t’u përmendur. De La Fuente u përpoq të ndryshonte rezultatin. Në pjesën e dytë aktivizoi sulmues si Jamal dhe Nico Williams, por pa mundur të ndryshonte fatin e takimit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR: SPANJË – KEPI I GJELBËR 0-0

Scroll to Top