“Asnjë terrorist nuk është imun”/ Izraeli sulmon periferinë jugore të Bejrutit, në shënjestër komandanti i Hezbollahut
Izraeli ka kryer një sulm të ri në periferitë jugore të Bejrutit, një zonë e konsideruar bastion i grupit pro-iranian Hezbollah. Ky është sulmi i parë në këtë rajon që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 17 prill.
Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz, kanë bërë të ditur se ushtria izraelite kishte në shënjestër një komandant të forcës Radwan të Hezbollahut.
Sipas deklaratës, “Forcat Mbrojtëse të Izraelit goditën komandantin e forcës Radwan të organizatës terroriste Hezbollah në Bejrut, me qëllim eliminimin e tij”.
Dy zyrtarët izraelitë theksuan se operacionet do të vazhdojnë kundër çdo individi që konsiderohet kërcënim për sigurinë e vendit. “Asnjë terrorist nuk është imun. Krahu i gjatë i Izraelit do të kapë çdo armik dhe vrasës. Ne premtuam të garantojmë sigurinë e banorëve të veriut dhe po e bëjmë këtë”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.
