Një ngjarje e rëndë është regjistruar në tregun e qytetit të Giessen në Gjermani.
Një person i panjohur ka hapur zjarr në një agjenci bastesh sportive, duke plagosur të paktën tre persona.
Motivet e sulmit dhe numri i saktë i të plagosurve, si dhe shkalla e lëndimeve të tyre, mbeten të panjohura për momentin.
Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur viktima dhe po punon për të dhënë më shumë informacion mbi rastin.
Autori i krimit është arratisur, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë një revolver ose pistoletë.
Një prani e konsiderueshme policore ndodhet në vendngjarje.