Sulm me armë në një universitet në SHBA: 2 viktima dhe 9 të plagosur
Një sulm me armë ka ndodhur në universitetin Brown në SHBA. Si pasojë e ngjarjes, dy studentë kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjashtë nga personat e plagosur raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar, një person rreth moshës 30-vjeçare, i cili në momentin e sulmit mbante veshur rroba të zeza. Sulmi ka ndodhur në katin e parë të ndërtesës, aty ku zhvilloheshin provimet.
FBI, ATF dhe Shërbimi Sekret po bashkëpunojnë me autoritetet lokale në hetimin e rastit. Rreth 400 oficerë policie po marrin pjesë gjithashtu në hetime, me qëllim kapjen e autorit.
Policia ka bërë apel për identifikimin e personit të interesuar:
- Nëse keni informacion, ju lutemi telefononi në 1-800-CALL-FBI (225-5324).
