Sulm me armë pranë Donald Trump, pamje nga momenti i incidentit

Momenti kur autori i sulmit në darkën ku ndodhej Donald Trump kaloi masat e sigurisë

Janë publikuar pamjet filmike nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri, gjatë një darke ku merrte pjesë edhe Donald Trump, arriti të kalonte masat e sigurisë dhe të futej në sallën e zhvillimit të eventit. Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi kalon rojet e sigurisë dhe hyn në sallë. Megjithatë, forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret reaguan menjëherë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një fotografi të autorit të dyshuar të krimit, i shtrirë në tokë pa lëvizur, me duart e lidhura pas shpine. Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave kishte vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë konfirmuar se autori është arrestuar.

Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një 30-vjeçar nga Kalifornia.

Scroll to Top