Sulm me dron gjatë natës në Ukrainë, katër viktima dhe 17 të plagosur
Një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Kharkiv ka lënë të vdekur katër persona dhe 17 të plagosur të dielën. Ky informacion u bë publik nga kryebashkiaku i Kharkivit, Igor Terekhov, përmes një postimi në Telegram.
Sulmi ndodhi në momentin kur zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë po zhvillonin një takim në Gjenevë për të diskutuar një propozim për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.
Oleg Synegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit, e ka përshkruar sulmin si “masiv”. Shërbimet e emergjencës raportojnë se sulmi me dron në dy rrethe të Kharkivit ka shkaktuar zjarre dhe shkatërrimin e ndërtesave.
Sipas tyre, “tre ndërtesa banimi dhe një strukturë infrastrukturore ishin në flakë”.
