Sulm me koktej Molotov ndaj personit me aftësi të kufizuara në SHBA

Video tronditëse nga SHBA/ Autori i dyshuar hodhi koktej Molotov drejt një burri në karrocë me rrota

Pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në Oklahoma, SHBA, kanë bërë xhiron e internetit, duke dokumentuar momentin kur një burrë i hodhi një koktej Molotov një personi me aftësi të kufizuara, i cili lëvizte me karrocë me rrota. Ngjarja ndodhi më 2 korrik pranë selisë së policisë së qytetit.

Në video shihet një burrë, i identifikuar nga autoritetet si Alexander Emery, 38 vjeç, duke ndezur një koktej Molotov dhe duke e hedhur drejt viktimës. Karroca me rrota përfshihet menjëherë nga flakët.

Sipas pamjeve, viktima përpiqet të largohet, por autori e shtyn sërish drejt zjarrit. Si pasojë, burri rrëzohet nga karroca në mes të flakëve.

Viktima u transportua në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Alexander Emery është arrestuar nga autoritetet dhe përballet me akuza të rënda lidhur me sulmin.

Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale për shkak të brutalitetit të sulmit.

Video captured the shocking moment Oklahoma City Police say a man threw a Molotov cocktail at another man in a wheelchair, then pushed him into the flames. The victim is expected to recover, and the suspect now faces multiple felony charges. reports. — World News Tonight (@ABCWorldNews)

Scroll to Top