Sulm me thikë ndaj kryebashkiakes gjermane

Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë së qytetit Herdecke, në Gjermani, Iris Stalzer, ka qenë viktimë e një sulmi me thikë në banesën e saj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe prokuroria kanë konfirmuar se autorja e dyshuar është vajza e saj e adoptuar.

Politikania 57-vjeçare u gjet me plagë të shumta dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ajo ishte në gjendje të fliste me hetuesit dhe identifikoi vetë sulmuesen.

Në vendngjarje u gjetën shenja përleshjeje, rroba të gjakosura dhe dy thika.

Aktualisht, ngjarja po trajtohet si rast “dëmtimi i rëndë trupor”, jo si tentativë vrasjeje. Të miturit e përfshirë në ngjarje do të qëndrojnë përkohësisht në kujdesin e shërbimeve sociale.

Iris Stalzer u zgjodh kryetare bashkie në shtator. Ceremonia e saj e betimit u shty për shkak të kësaj ngjarjeje.

Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë.

Leave a Comment

Scroll to Top