Sulm ndaj gjyqtareje në Stamboll, krahasim me rastin Astrit Kalaja

Jo vetëm në Shqipëri, rasti “Astrit Kalaja” edhe në Stamboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, ku një prokuror qëlloi ish-bashkëshorten e tij, e cila aktualisht shërben si gjyqtare, gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Apelit të Stambollit.

Gjyqtarja u plagos në këmbë nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe, sipas raporteve paraprake, gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.

Policia ka nisur një hetim për sulmin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forcat e rendit të rrethojnë gjykatën menjëherë pas incidentit.

Media britanike “Metro.co.uk” ka bërë një krahasim me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u plagos për vdekje nga një person i armatosur brenda sallës së gjyqit. Kalaja po drejtonte një çështje për mosmarrëveshje pronësie kur u sulmua. Ai vdiq më vonë nga plagët e marra gjatë transportit drejt spitalit të Tiranës. Gjyqtari Kalaja kishte shërbyer për tre dekada dhe ishte pjesë e Gjykatës së Apelit të Tiranës që nga viti 2019.

Scroll to Top