Sulmi në Sidnej: Australi ashpërson ligjet për armët

“`html

Masakra me 15 viktima në Sidnej: Australia ashpërson ligjet për armët

Australia është zotuar për ligje më të ashpra për armët të hënën, ndërsa vendi është në zi për viktimat e sulmit më të rëndë me të shtëna masive në 30 vjetët e fundit.

Policia ka bërë të ditur se një baba me djalin e tij kanë kryer sulmin, duke lënë të vdekur 15 persona gjatë një feste hebraike në plazhin e famshëm të Sidnejt, Bondi. Incidenti ka shtuar pikëpyetjet nëse ligjet për armët në Australi, ndër më të rreptat në botë, kanë nevojë për një rishikim.

Policia ka thënë se i dyshuari më i moshuar kishte pasur licencë për mbajtje armësh prej vitit 2015, për gjashtë lloje të ndryshme. Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka deklaruar se kabineti i tij është pajtuar për t’i shtrënguar ligjet për armët dhe për të punuar në përpilimin e një regjistri kombëtar për armët e zjarrit. Ky regjistër do të adresojë aspekte të tilla si numri i armëve për të cilat mund të jepet licencë dhe ndryshimin e periudhës së vlefshmërisë së tyre.

“Rrethanat e njerëzve mund të ndryshojnë,” u ka thënë ai gazetarëve para një takimi të kabinetit. “Njerëzit mund të radikalizohen brenda një periudhe kohore. Licencat nuk duhet të jenë të përhershme.”

Prej dy sulmuesve, 50-vjeçari është vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i tij 24-vjeçar është në gjendje kritike në spital, ka thënë policia në një konferencë për media. Të paktën 40 persona janë dërguar në spital pas sulmit, përfshirë dy zyrtarë policorë që janë në gjendje serioze.

Mosha e viktimave dallon nga 10 deri në 87 vjeç. Policia ka thënë se njëri prej të dyshuarve ishte emër i njohur për autoritetet, mirëpo nuk ishte konsideruar kërcënim i madh.

Transmetuesi kombëtar ABC dhe media të tjera i kanë identifikuar burrat si Sajid Akram dhe Naveed Akram. Ministri i Brendshëm, Tony Burke, ka thënë se babai kishte ardhur në Australi më 1998, me vizë studentore, ndërsa djali i tij është shtetas i lindur në Australi.

Sipas ABC-së, në makinën e sulmuesit janë gjetur dy flamuj të grupit ekstremist Shteti Islamik.

“`

Scroll to Top