Moska dhe Washingtoni në një klimë të tensionuar: Rubio dhe Lavrov takohen në New York për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sigurinë ndërkombëtare
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një takim me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në Nju Jork. Takimi do të mbahet në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është konfirmuar të martën nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Biseda mes dy diplomatëve të lartë zhvillohet në një periudhë kur presioni ndërkombëtar për luftën në Ukrainë mbetet i lartë. Më tej, takimi do të ndodhë në të njëjtën ditë kur Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është planifikuar të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Zyra e Marco Rubios ka konfirmuar se ky takim me Lavrovin është pjesë e një seri takimesh dypalëshe që Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë në Nju Jork gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me axhendën e bisedimeve.
Ky kontakt mes Uashingtonit dhe Moskës vjen në një klimë të tensionuar, me mosmarrëveshje të vazhdueshme mes dy vendeve, veçanërisht lidhur me luftën në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare.
