Tare dëshiron Panikeli te Milani, agjenti: asnjë zhvillim

Igli Tare dëshiron Hoakin Panikelin te Milani, zbulohet nga menaxheri: E njohin dhe e ndjekin prej kohësh, por nuk ka asgjë të re

Hoakin Panikeli është një objektiv i Milanit, pasi thuhet se dëshirohet nga Igli Tare. Drejtori sportiv i kuqezinjve vlerëson aftësitë e 23-vjeçarit argjentinas, i cili luan me Strasburgun në Francë.

Për lojtarin në fjalë ka folur menaxheri i tij, Martin Guastadisenjo. Ky i fundit ka pohuar se Milani e vëzhgon prej kohësh argjentinasin, por akoma palët nuk kanë shkuar më tej.

“Nuk ka pasur asnjë zhvillim nga Milani. Nuk kam dëgjuar nga askush akoma, pavarësisht se kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Furlanin dhe Monkadën. A ka pasur kontakte në javët e fundit? Jo, por ai është një emër që Milani e njeh dhe e ndjek prej disa kohësh”, u shpreh agjenti i futbollistit.

Në muajin tetor janë shfaqur vështirësitë që Milani ka hasur për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve në pankinë. Kjo situatë u krijua pikërisht për shkak të dëmtimeve.

Scroll to Top