Publikohen emrat e të burgosurve të transferuar nga Durrësi në Fier dhe Peqin
Euronews Albania ka siguruar listën me emrat e të burgosurve, kryesisht të përfshirë në aktivitete kriminale dhe akuzuar për vepra të rënda penale, të cilët janë transferuar për arsye sigurie nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës drejt IEVP Peqin dhe IEVP Fier.
- 1. Agim Gjini – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 2. Lulëzim Selimi – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 3. Algert Rrapi – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 4. Enea Kume (vëllai i deputetit të PS-së, Luan Kume) – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 5. Elvis Ndreca – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 6. Dhimiter Nina – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 7. Endri Seiti – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 8. Aldi Zonja – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 9. Erind Lasku – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 10. Artur Hoxhosmani – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 11. Artion Çaushllari alias Gjika – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 12. Armando Ndreca – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 13. Armand Marvataj – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 14. Astrit Avdyli alias Balliu – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 15. Samuel Alfonso Moreno Serrano (shtetas venezuelian) – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 16. Braniol Liço alias Ago – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 17. Orges Molla – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 18. Dorian Beu – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 19. Lulzim Berisha – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 20. Emirjan Beu – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 21. Juxhin Koka – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 22. Enkeli Kërtalli – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 23. Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques (shtetas venezuelian) – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 24. Skënder Sufaj – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 25. Gëzim Thartori – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 26. Ismail Zeneli – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 27. Geis Sejfullai – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 28. Klajdi Merkaj – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 29. Ervin Zeqiri – Nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
- 30. Klevis Hoxhosmani – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 31. Morel Kërtalli – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 32. Maksim Ndoci – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
- 33. Saimir Bilaçaj – Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
Dy ditë më parë, Altin Ndoci u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit, ku ishte dërguar për kontroll mjekësor. Ai goditi dy policët që e ruaniin dhe u largua në pritje të dy personave me makinë. Altin Ndoci ende nuk është kapur dhe policia vijon kërkimet për ta gjetur.
Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020, i akuzuar nga policia si pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës. Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj tij, duke e shpallur të pafajshëm, përfshirë dyshimet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Edhe pse dëshmitë e të arrestuarit Klevis Alla e përfshinin Altin Ndocin në këto katër vrasje, Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi. Për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Gjykata e Posaçme dënoi Klevis Allën me 25 vite burg.
Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024, ai nuk mundi të dilte nga burgu, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur akuza të tjera kundër tij. Këto akuza bazohen në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e përmend Altin Ndocin si të përfshirë në disa ngjarje kriminale.
