Të shtëna me armë në Lushnjë pranë spitalit

Të shtëna me armë drejt një makine në Lushnjë

Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të spitalit, ku është qëlluar drejt një automjeti.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar apo jo. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rastit nga ana e policisë, e cila pritet të shkojë në vendngjarje.

Scroll to Top