Të shtëna me armë në Shkodër, babë e bir arrestohen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush të Shkodrës, ku dy persona, baba dhe djali, janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe armë gjahu për të kanosur fqinjin e tyre.

Policia e Shkodrës njoftoi se në pranga kanë rënë shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe djali i tij D. M., 22 vjeç. Ndërkohë, po kërkohet edhe një person tjetër, M. M., 27 vjeç, djali tjetër i 56-vjeçarit, të tre banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy armë gjahu të llojit “çifte”, të cilat rezulton të jenë mbajtur me leje. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit, me të cilën dyshohet se është qëlluar në ajër gjatë konfliktit.

Scroll to Top