Të shtëna në Komoran: Incident pranë qendrës së votimit

Një incident ku u përdor armë zjarri ka ndodhur pranë shkollës fillore “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit, e cila shërben si qendër votimi për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Konflikti ka filluar si një përleshje fizike mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit, duke shkaktuar të shtëna.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Zogaj, konfirmoi se njësitë policore kanë reaguar shpejt dhe ndodhen në vendngjarje, duke rrethuar zonën për hetime.

Sipas sqarimeve të Zogaj, rasti nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por buron nga një konflikt i mëhershëm mes personave të përfshirë.

Leave a Comment

Scroll to Top