Tender 2.5 milionë €: Ndërtim Komandë Forca Tokësore në Zall-Herr

Tender prej 2.5 milionë euro për ndërtimin e një objekti trekatësh në Zall-Herr, ku do vendoset Komanda e Shtabit të Forcës Tokësore.

Një strukturë trekatëshe do të ndërtohet në një distancë prej 9.3 kilometrash nga kryeqyteti, e cila do të shërbejë për akomodimin e Komandës së Shtabit të Forcës Tokësore. Investimi parashikohet të kushtojë rreth 2.5 milionë euro, duke përcaktuar këtë shumë si fondin limit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i cili është përzgjedhur si autoritet kontraktor për këtë procedurë, ka publikuar detaje mbi investimin në Agjencinë e Prokurimit Publik. Sipas dokumenteve, zona ku do të realizohet projekti ndodhet në Zall-Herr, Tiranë, dhe qëllimi i këtij projekti është sigurimi i ambienteve komode dhe të përshtatshme për një institucion të tillë.

Specifikimet e projektit detajojnë organizimin e kateve dhe funksionet e tyre:

  • Kati zero (përdhes): Ky kat përmban hyrjen kryesore të objektit dhe ambientet kryesisht zyra. Do të ketë gjithashtu një sallë të madhe mbledhjesh, e cila mund të shërbejë edhe për mbledhje ceremoniale. Sipërfaqja e katit përdhes është rreth 800 m².
  • Kati +1: Edhe ky kat është organizuar me zyra. Në pjesën e majtë të katit, janë parashikuar disa ambiente të veçanta. Zyra e komandantit do të ndodhet në anën veriore, me pamje nga sheshi. Sipërfaqja e këtij kati është gjithashtu rreth 800 m².
  • Kati +2: Ashtu si dy katet e mëparshme, kati i dytë do të jetë i organizuar me zyra.

Përsa i përket lëvizjeve vertikale dhe sigurisë, në çdo kat parashikohet një bllok shkallësh dhe një shkallë emergjence me dalje nga ana e djathtë e objektit. Gjithashtu, do të ketë grupe banjosh të ndara sipas gjinisë. Sipërfaqja e katit të dytë është rreth 800 m².

Scroll to Top