Tensione në protestë: Adriatik Lapaj bie në tokë

Tensione në protestë, Adriatik Lapaj bie në tokë pas përplasjes me policinë.

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën para Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.

Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur para godinës, ka hasur në reagimin e personave të pranishëm. Ata janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, ndërsa pas kësaj Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë.

Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më shumë hapësirë rreth tij. Situata vijoi me fjalime për vazhdimin e protestës së tyre.

Scroll to Top