Trump: Kam folur me zyrtarë iranianë, më kërkuan të ndaloja sulmet
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër objektivave të shumta iraniane. Ky veprim erdhi si pasojë e rrëzimit të një helikopteri amerikan. Irani, si kundërpërgjigje, njoftoi një bllokadë të plotë të Ngushticës së Hormuzit.
Në një zhvillim të fundit, presidenti amerikan deklaroi për Fox News se ka folur drejtpërdrejt me zyrtarë iranianë, të cilët i kanë kërkuar ndalimin e bombardimeve amerikane. Ai shtoi se avionë luftarakë amerikanë po operonin mbi Iranin.
Trump tha për Fox se bombardimet do të ndaleshin së shpejti, por nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve të tjera në të ardhmen.
Megjithatë, sipas një raportimi të Reuters, mediat shtetërore iraniane mohuan deklaratat e Trump. Ato thanë se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarë iranianë që të kërkonin ndalimin e sulmeve të reja amerikane. Një zyrtar i lartë iranian, i cili nuk u identifikua, citoi të ketë thënë: “Pretendimi i rremë i Trump se zyrtarët iranianë e kanë kontaktuar është një mënyrë për t’iu shmangur luftës me Iranin.”
