Tensionet SHBA-Venezuela, Maduro kërcënon nga territori

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës duket se janë të tensionuara. Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i ka dërguar një mesazh SHBA-së, duke deklaruar se “do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”.

Presioni i SHBA-së është përshkallëzuar, veçanërisht për shkak të çështjes së trafikut të drogës. Presidenti Maduro u shfaq i veshur me uniformë ushtarake, duke mbajtur në dorë një shpatë.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të këtij territori nga kërcënimi apo agresioni. Atdheu është i shenjtë, atdheu duhet të respektohet,” tha ai ndër të tjera.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur SHBA planifikon të nisë një seri të re operacionesh në rajonin më të gjerë të Venezuelës.

Scroll to Top