Tensioni SHBA-Iran: Guterres i shqetësuar, kërkon armëpushim

Përshkallëzimi i sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit, Guterres: Të zbatohet plotësisht armëpushimi!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është “thellësisht i shqetësuar” nga përshkallëzimi i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e reja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, sipas raportimeve të “BBC”.

Guterres u bën thirrje palëve të kthehen te “zbatimi i plotë i armëpushimit” dhe të respektojnë detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve.

Zëdhënësi i tij shtoi se Guterres u bën thirrje SHBA-së dhe Iranit që të “dyfishojnë përpjekjet për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme” për paqen rajonale dhe ndërkombëtare.

Scroll to Top