Tërmet 5.7 ballë godet Afganistanin, pa dëme të raportuara

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Afganistanin

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Sipas të dhënave të GFZ, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo viktima.

Scroll to Top