Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Alaskën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Sipas Institutit Gjeologjik, lëkundjet u ndjenë kryesisht në Anchorage, ndërsa epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 80 kilometrash.
Autoritetet njoftuan se nuk ka rrezik për cunami, dhe shërbimet e mbrojtjes civile vazhdojnë të monitorojnë situatën.
