Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën pasdite, në orën 17:52 sipas kohës lokale, një rajon të Kilit verior. Tërmeti u ndje pranë kufijve me Argjentinën dhe Bolivinë, sipas njoftimeve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Thellësia fokale e tërmetit, sipas USGS, vlerësohet në 119.7 km. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) gjithashtu e vlerëson tërmetin në 6.7 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 120 km dhe një epiqendër 16 km në lindje të qytetit të Kalamës.
Ende nuk dihet nëse tërmeti shkaktoi viktima apo dëme të rënda materiale.
