Tërmet me magnitudë 6.7 godet Indonezinë, shkakton frikë dhe panik te qytetarët
Indonezia është goditur nga një tërmet i fortë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS), tërmeti u regjistrua me magnitudë 6.7 ballë, sipas shkallës Rihter.
Tërmeti ishte i përqendruar në juglindje të qytetit Palu, në provincën qendrore të Sulawesi, dhe u regjistrua në orën 10:27 të mëngjesit (me orën lokale UTC; 06:27 GMT).
Pamjet e regjistruara, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë momente paniku, ku qytetarët shihen duke u larguar me shpejtësi nga zonat e rrezikuara.
