Tërmet i fortë godet Tajvanin

Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë 6 ballë.

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Tajvanin të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), u shënua në orën 17:47 sipas kohës lokale.

Administrata Qendrore e Motit lokale e regjistroi tërmetin me magnitudë 6,1 ballë në Qarkun Taitung, në juglindje të Tajvanit, sipas faqes së lajmeve Focus Taiwan.

Ndërkohë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme.

Scroll to Top