Itali tronditet nga lëkundje të forta: shkolla të mbyllura në Katania, mbi 600 raportime për dëme
Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05, në rajonet e Katanisë, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti kishte një magnitudë prej 4.5 dhe epiqendra e tij ishte pranë malit Etna, në një zonë në veriperëndim të Ragalnës, në një thellësi prej rreth 3.8 kilometrash.
Kryetari i bashkisë së Ragalnës, Nino Caruso, raportoi rreth 600 raste me “dëme të konsiderueshme dhe të dukshme në banesa private”. Si masë paraprake, shkollat në Katania do të qëndrojnë të mbyllura.
Kryetari i bashkisë Enrico Trantino sqaroi se mësimi është pezulluar për sot si masë e kujdesit, për të mundësuar kryerjen e inspektimeve në ambientet shkollore. Një masë e ngjashme është miratuar edhe në disa komuna të tjera të provincës.
