Thellohet bilanci: Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, numri i viktimave arrin 164
Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Venezuelë po rritet. Sipas mediave të huaja, bilanci i viktimave ka shkuar në 164 persona, ndërsa 971 të tjerë janë plagosur.
Venezuela u trondit nga dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter, të cilët goditën pjesën qendrore të vendit.
Kërkimi për të mbijetuar në rrënojat e këtyre tërmeteve shkatërruese është një garë kundër kohës për shpëtimin e njerëzve dhe kafshëve. Megjithatë, infrastruktura e dëmtuar dhe mungesa e pajisjeve po krijojnë probleme serioze.
Shteti bregdetar verior i Venezuelës, La Guaira, ku edhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha, është shpallur në gjendje katastrofe, siç njoftoi më parë presidentja në detyrë.
USGS (Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara) parashikon se numri i të vdekurve mund të kalojë 10,000, ndërkohë që numri zyrtar i viktimave po bëhet publik ngadalë.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara, po mbërrijnë nga vende të tjera për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
