10,881 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja/shuarja automatike e 4.8 milionë euro detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara po vijon. Deri më tani, 10,881 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja automatike e detyrimeve tatimore të papaguara, në vlerë 4.8 milionë euro. Gjithashtu, janë çregjistruar automatikisht 6,475 tatimpagues, në përputhje me dispozitat e Ligjit të Faljes.
Ju rikujtojmë se data 30 qershor 2026 është afati i fundit për të kryer pagesën e vetme të 50% të detyrimit kryesor (principalit) për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019. Ky veprim do të mundësojë përfitimin e fshirjes së 50% të mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.
