Tërmetet në Venezuelë: Mbi 4,500 të vdekur, 16,740 të plagosur

Rritet bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4,500 të vdekur nga tërmetet e fuqishme

Bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas shifrave të fundit paraprake të publikuara nga presidenti i Parlamentit, Jorge Rodriguez, numri i të vdekurve ka arritur në 4,561.

Autoritetet bëjnë të ditur se numri i të plagosurve nga tërmetet e 24 qershorit mbetet 16,740, ndërsa 17,907 persona kanë mbetur pa banesë dhe vazhdojnë të kenë nevojë për strehim dhe ndihmë humanitare.

Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve vijojnë në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet po punojnë për të përballuar pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka goditur vendin në vitet e fundit.

Scroll to Top