VIDEO/ Tifozët e Milanit kundër klubit, protestë dhe vendim i papritur gjatë ndeshjes kundër Atalantës
Tifozët më të zjarrtë të Milanit, të njohur si ultras, i kanë shprehur kundërshtimin e tyre klubit, si para ashtu edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes kundër Atalantës. Ata kanë marrë një vendim drastik, i cili shihet mjaft rrallë në stadiumin “San Siro”.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët në kor kanë kërkuar largimin e administratorit të klubit, Giorgio Furlani. Ata prej kohësh e kanë etiketuar atë si problem kryesor të klubit.
Protesta ka vijuar gjatë ndeshjes me vërshëllima, veçanërisht pas çdo goli të shënuar nga Atalanta. Në fillim të pjesës së dytë, pasi Raspadori shënoi golin e tretë për skuadrën kundërshtare, tifozët e pozicionuar në tribunën pas portës vendosën të braktisin stadiumin.
Tribuna u boshatis brenda pak minutash, duke shënuar një ngjarje mjaft të rrallë për “San Siro”.
Lexo më shumë në PANORAMASPORT.AL
