TikTok shitje aktive në SHBA: Marrëveshje me investitorë

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteteve në SHBA

Kompania kineze njoftoi të enjten (18.12.2025) punonjësit se ByteDance dhe TikTok kanë nënshkruar një marrëveshje detyruese me tre investitorë kryesorë: Oracle, Silver Lake dhe MGX. Këta investitorë do të formojnë një sipërmarrje të re të përbashkët në SHBA, e quajtur TikTok USDS Joint Venture LLC.

Marrëveshja, që pritet të finalizohet më 22 janar, synon t’i japë fund përpjekjeve shumëvjeçare për ta detyruar ByteDance të heqë dorë nga operacionet e saj në SHBA, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

CEO i TikTok, Shou Zi Chew, u shpreh të enjten (18.12.2025) se pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me tre investitorë të mëdhenj për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të kompanisë në SHBA te investitorë amerikanë dhe globalë. Kjo lëvizje ka për qëllim të shmangë një ndalim nga qeveria amerikane.

Kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së pasigurisë që ka ekzistuar për vite me radhë në lidhje me të ardhmen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara. Këto shqetësime filluan në gusht 2020, kur ish-presidenti Donald Trump tentoi pa sukses ta ndalonte aplikacionin, i cili aktualisht përdoret rregullisht nga mbi 170 milionë amerikanë.

Sipas memorandumit, sipërmarrja e përbashkët amerikane do të ketë një strukturë pronësie të ndarë si më poshtë:

  • 50% do të mbahen nga një konsorcium investitorësh të rinj, duke përfshirë Oracle, Silver Lake dhe MGX me nga 15% secila.
  • 30.1% do të mbahen nga bashkëpunëtorë të disa investitorëve ekzistues të ByteDance.
  • 19.9% do të mbahen nga ByteDance.
Scroll to Top