VIDEO/ Tornado në veri të Parisit, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një tornadoje që goditi zonën Val-d’Oise, në veri të Parisit, njoftoi Ministri i Brendshëm.
Sipas burimeve, disa persona të tjerë janë plagosur nga ky fenomen ekstrem i motit, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy vinça të mëdhenj që shemben nën fuqinë e tornados, e cila përfshiu periferitë e Parisit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
