Trabzonspori ka bërë një ofertë të re për mesfushorin Ernest Muçi, duke synuar të sigurojë shërbimet e tij nga Beshiktashi për një shumë që arrin deri në 5 milionë euro.
Afati përfundimtar për blerjen e kartonit të Muçit nga Beshiktashi është data 10 maj.
Drejtuesit e Trabzonsporit konsiderojnë vlerën e 8.5 milionë eurove të kërkuar nga Beshiktashi si tepër të lartë. Megjithatë, përfaqësuesit e Beshiktashit kanë deklaruar më parë se nuk do të bëjnë ulje në këtë shumë.
Ernest Muçi është kthyer në një nga lojtarët më kyçë të sezonit për Beshiktashin. Pavarësisht një dëmtimi që e pengoi gjatë muajit prill, ai shkëlqeu gjatë pjesës tjetër të sezonit, duke kontribuar me gola dhe asistime.
Mesfushori me tipare sulmuese shihet si një zgjedhje e preferuar nga trajneri Fatih Teke, i cili gjithashtu po nxit drejtuesit e klubit të blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit.
Burimi: EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL
