Del FOTO/ Pronar karburanti, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë
Personi në foton më lart është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e së enjtes (7 maj), si pasojë e një atentati me armë zjarri në Gjashtë të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, Rexhep Ismaili ishte pronar i një karburanti në zonë dhe dyshohet se u qëllua me armë zjarri në kokë, duke ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Zona është rrethuar plotësisht, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.
Ismaili ishte dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.
