Tragjedi në Algjeri: Zjarri në jetimore, 11 viktima

Tragjedi në Algjeri: Zjarri në një jetimore lë 11 të vdekur dhe 20 të plagosur

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një jetimore në lindje të kryeqytetit algjerian, Algjer, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 11 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Sipas një zyrtari të Shërbimit të Mbrojtjes Civile, zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një institucion për fëmijë në zonën Mohammadia të Algjerit.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë vijuar përpjekjet për shuarjen e flakëve,” ka deklaruar Karim Ben Fahsi, zëdhënës i Shërbimit Algjerian të Mbrojtjes Civile.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më herët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile bëri të ditur se ekipet e shpëtimit kishin evakuuar pesë persona me nevoja të veçanta nga godina dhe i kishin transportuar në një zonë të sigurt.

Autoritetet vijojnë operacionet në vendngjarje, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë.

Scroll to Top