Tragjedi në Mat: 40-vjeçari hidhet nga ura e lartë

E rëndë në Mat: 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura. Ai ka lënë makinën në mes të saj, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Ura, me lartësi rreth 158 metra, konsiderohet si ura më e lartë në Ballkan.

Forca të shumta policie, ambulanca, si dhe kalimtarë dhe banorë të zonës, janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Scroll to Top