Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi, ku një vajzë 5-vjeçare dyshohet se i mori jetën vëllait të saj 21-ditësh.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në Vasilyev, Rusi, ku vajza e vogël hodhi foshnjën nga dritarja e katit të katërt, nga një lartësi prej 12 metrash.
Në momentin e ngjarjes, vajza 5-vjeçare dhe foshnja ishin vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre ndodhej larg në punë me bashkëshortin.
Kalimtarët dëgjuan ulërima nga dritarja e katit të katërt dhe më pas panë foshnjën në beton. Me mbërritjen e shpëtimtarëve, ajo u shpall e vdekur.
Komiteti Hetimor Rus ka hapur një çështje penale për vdekjen e foshnjës dhe 5-vjeçarja mund të përballet me pasoja ligjore.
Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke u fokusuar në mundësinë e xhelozisë së vajzës 5-vjeçare ndaj vëllait të porsalindur, si dhe arsyet pse dy fëmijët ishin lënë vetëm në shtëpi.
Raportimet lokale sugjerojnë se vajza e madhe mund të jetë ndier e mërzitur nga prania e një foshnje tjetër në apartament dhe nga xhelozia ka kryer aktin.
Kreu i rajonit Zelenodolsk, Mikhail Afanasyev, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe ka bërë thirrje për vigjilencë nga të gjithë prindërit, duke theksuar rëndësinë e moslenies së fëmijëve vetëm.
