Trump do të diskutojë me presidentin kinez, Xi Jinping, edhe për luftën në Ukrainë dhe Rusinë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se planifikon të diskutojë çështje të lidhura me Rusinë dhe Ukrainën gjatë takimit të tij të ardhshëm me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
“Një nga gjërat për të cilat do të flasim është konflikti Rusi-Ukrainë”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One. “Do të doja ta shihja Kinën të na ndihmonte”, theksoi Trump.
Ai shtoi: “Ne i vendosëm sanksione shumë të forta Rusisë. Mendoj se këto sanksione janë shumë të ashpra, shumë të forta. Por do të doja ta shihja Kinën të na ndihmonte”, duke iu referuar zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi të enjten se Trump do të vizitojë Malajzinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Përveç bisedimeve dypalëshe, ai do të marrë pjesë edhe në ngjarjet e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Bisedimet midis Trump dhe Xi pritet të zhvillohen në Korenë e Jugut më 30 tetor.
