Tragjedi në Shkodër: Vdes ish-portieri Arvjo Fishta nga rryma

Shkodër – Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Shkodër, ku Arvjo Fishta, 38 vjeç, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë orarit të punës.

Fishta, i cili mësohet të ketë qenë ish-portier në Superiore, punonte për një kompani interneti. Tragjedia ndodhi ndërsa ai po kryente punime në një shtyllë elektrike, duke rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i mori jetën.

Karriera e tij në futboll nisi në moshën 17-vjeçare, ku luajti në Superiore me ekipin e Laçit gjatë sezonit 2004-2005, një periudhë sfiduese për skuadrën, ku u larguan shumë lojtarë titullarë.

Pas rënies së Laçit nga liga, Fishta u transferua te Shkumbini, një tjetër ekip i Superiores, nën drejtimin e trajnerit të njohur Faruk Sejdini. Aty shërbeu si portier i dytë.

Në gjysmën e dytë të sezonit 2005-2006, ai u bashkua me Turbinën, skuadër që luante në Kategorinë e Parë. Karriera e tij si futbollist u ndërpre në moshën 20-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.

Scroll to Top