Travis Kelce për martesën me Taylor Swift: “Nata më e mirë”

Travis Kelce flet për martesën me Taylor Swift: Dasma në Madison Square Garden ishte një ëndërr fëmijërie

Ylli i NFL, Travis Kelce, ka folur për herë të parë publikisht rreth martesës së tij me këngëtaren Taylor Swift, duke e cilësuar ceremoninë si “natën më të mirë të jetës sime”.

Çifti u martua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York, në një ceremoni luksoze dhe mjaft private, ku morën pjesë emra të njohur nga bota e Hollywood-it dhe muzikës.

Duke folur me gazetarët gjatë kampit stërvitor të Kansas City Chiefs në Missouri, Kelce u shpreh se martesa në Madison Square Garden kishte qenë realizimi i një ëndrre të fëmijërisë.

“Ishte paksa interesante të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë, duke qenë në Mekën e të gjitha vendeve sportive dhe duke qenë në gjendje të martohesha atje,” tha ai.

Kelce falënderoi pronarët e Madison Square Garden për mundësinë që i dhanë çiftit për të zhvilluar një ceremoni private.

“Ishte nata më e mirë e jetës sime. Një natë e çmendur,” shtoi ai.

Në mesin e të ftuarve ishin aktorët Hugh Grant dhe Jason Sudeikis, këngëtari Benson Boone dhe modelja Gigi Hadid. Megjithatë, çifti ka ruajtur me shumë kujdes detajet e ceremonisë dhe deri tani nuk janë publikuar fotografi zyrtare nga dasma.

Gjatë intervistës, Kelce iu referua Swift si “gruaja ime”, duke e bërë këtë publikisht për herë të parë. Ai foli gjithashtu me humor për temperaturat e larta gjatë eventit, duke thënë se “kondicioneri po gatuante”, në një referencë për valën e të nxehtit që përfshiu SHBA-në gjatë fundjavës së 4 Korrikut.

Pas muajit të mjaltit dhe pushimeve, Kelce është rikthyer në stërvitje me Kansas City Chiefs. 36-vjeçari, i cili mbush 37 vjeç në tetor, ka fituar tre Super Bowl dhe po përgatitet për një tjetër sezon në NFL.

Pavendësisht spekulimeve se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e tij, Kelce nuk ka dhënë sinjale për pensionim.

“Ende kam shumë dashuri për këtë lojë. Dua të dal atje dhe t’i vërtetoj vetes se mund të luaj në një nivel më të mirë se vitin e kaluar,” u shpreh ai.

Ai e përshkroi rikthimin në fushë si një moment të veçantë.

“Ky do të jetë gjithmonë vendi im i shenjtë,” përfundoi ai.

Scroll to Top