Tregtarët e fruta-perimeve protestojnë para Bashkisë së Vlorës për shkak të mallit të mbetur në stok.
Tregtarët e tregut të madh të fruta-perimeve në Vlorë kanë zhvilluar një protestë paraditen e kësaj të hëne para godinës së Bashkisë. Protesta vjen si pasojë e mbylljes së tregut të tyre në qendër të qytetit, veprim ky që bëhet pjesë e një projekti për rehabilitimin e zonës pranë Sahatit, si pjesë e planit të rikualifikimit urban të qendrës.
Gjatë protestës, tregtarët kanë bërë të ditur se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, por kundërshtojnë mungesën e një zgjidhjeje konkrete për vijimin e aktivitetit të tyre. Ata theksojnë se autoritetet vendore nuk u kanë ofruar një hapësirë të përshtatshme ku të mund të ushtrojnë tregtinë gjatë periudhës së punimeve.
