Treguesit ekonomikë: Shitjet e pasurive të paluajtshme lulëzojnë, shërbimet ngrijnë

Ngecin shërbimet në verë, vetëm shitja e pasurive të paluajtshme po ecën

Edhe pse sezoni veror zakonisht sjell gjallërim në sektorin e shërbimeve, falë rritjes së numrit të turistëve, statistikat afatshkurtra të INSTAT, që tregojnë ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto, sinjalizojnë një përmirësim të ngadaltë të aktivitetit në tregtinë me pakicë, transport, shërbime ligjore e të tjera. Edhe rritja e sektorit të hotelerisë ishte njëshifrore, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ky sektor shënonte zgjerim me 20-30%. I vetmi aktivitet që po përjeton një zhvillim të konsiderueshëm është shitja e pasurive të paluajtshme, e nxitur nga interesi i shtuar i të huajve për të blerë apartamente në bregdet. Punësimi ka shënuar gjithashtu një rritje të ngadaltë, ndërkohë që bizneset po përballen me nevojën për të paguar më shumë punonjësit, për shkak të mungesës së tyre, sidomos në sektorët e tregtisë, hotelerisë dhe restoranteve.

INSTAT ka publikuar Treguesit tremujorë të shitjeve neto, punësimit dhe pagave për aktivitetet që përfshihen në sektorin e shërbimeve:

Shitjet: Rritje e fortë e pasurive të paluajtshme, ngec tregtia me pakicë

Indeksi i shitjeve neto në volum për tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 2,2%.
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,3%.
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 7,2%.
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 10,6%.
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 8,1%.
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 38,0%.
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,2%.
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 4,6%.
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 1,9%.
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,6%.
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,4%.

Punësimi: Rritje e ngadaltë

Indeksi i punësimit në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 4,4%.
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 3,9%.
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 7,3%.
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 1,9%.
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,2%.
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 1,8%.
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,6%.
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,5%.
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,8%.
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,1%.
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0%.

Pagat: Vijojnë rritjen

Indeksi i pagave në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 14,5%.
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,0%.
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2%.
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,8%.
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,5%.
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 29,4%.
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 8,7%.
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 8,3%.
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 10,1%.
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 0,6%.
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 2,7%.
Scroll to Top